Regjisori Altin Basha është në radhën e atyre artistëve që mbështesin idenë për një teatër të ri. I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, ai u shpreh se politika përçau artistët me këtë çështje.

“Unë i qëndroj idesë së Shqipërisë i duhet një teatër i ri kombëtar, sa më shpejt, sepse nëpërmjet një teatri të ri kombëtar, ne do t’i kthejmë dinjitetin e duhur. Politika operoi me mjete jo normale në përballimin dhe e kësaj politike dhe në zgjidhjen e saj. Në dy anët e politikës pati përpjekje për ta përdorur këtë kauzë, në një anë si një triumf të jashtëzakonshëm të shtetit për të zgjidhur këtë problem 70 vjeçar të artistëve shqiptar dhe në anën tjetër si një qëndresë refraktare pa asnjë lloj reflektimi të opozitës, duke e denoncuar këtë gjë si grabitje të pronës publike të shqiptarëve. Politikanët na përçanë pasi luajnë mirë në fushën e tyre”, tha Altin Basha.

Më tej, regjisori u shpreh se shpreson që kjo çështje të zgjidhet në të mirë të spektatorët. “Të gjithë duan një institucion që t’i shërbejë shqiptarëve në 100 vitet e ardhshme”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA