Vodhi një shumë parash në një farmaci në Durrës, arrestohet pas disa orësh 45-vjeçari me precedent penal

15/07/2026 10:55

Një 45-vjeçar me precedent të theksuar për vjedhje është arrestuar vetëm pak orë pasi dyshohet se vodhi me dhunë një shumë parash në një farmaci në Durrës.

Sipas Policisë, operacioni i koduar “Reagimi” u zhvillua menjëherë pas kallëzimit të punonjëses së farmacisë, e cila denoncoi se një person kishte marrë me forcë paratë në ambientet e biznesit, në lagjen nr. 12.

Nga veprimet e shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale Gentian Gjyzeli, 45 vjeç, banues në Durrës.

Policia bën me dije se 45-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata për një tjetër vjedhje, por kishte thyer këtë masë për të kryer krimin e ri. Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse ai është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Top Channel