“Kemi foto, gjëra të rëndësishme”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15/07/2026 08:25

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila u mbajt në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo ishte një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër ditë të shënuar të Shqipërisë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fillim të videos, kreu i qeverisë ka zgjedhur një bisedë me ministrat, ku fillimisht pyet kryenegociatoren Majlinda Dhuka nëse është e realizueshme mbyllja e më shumë se 3 kapitujve.

Rama: Mund të bëhen më shumë se 3?

Dhuka: Preferojmë të bëjmë të shpeshta nga 3 sepse dhe diskutimi me vendet anëtare është më i frytshëm.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e vendos kryeministrin në dijeni se kjo është hera e parë në 2 dekada që realizohen 4 tryeza ndërqeveritare në të njëjtën ditë.

Hoxha: Ky është takimi i fundit i llojit, që prej dy dekadash është hera e parë që bëhen 4 në një ditë.

Dhuka: Që nga viti 2002.

Më pas, videoja kalon në një moment ku kryeministri nuk i ka kursyer batutat teksa bashkë me delegacionin shkojnë drejt sallës ku do të mbahet Konferenca.

Rama: Hajde, photo, important (e rëndësishme), important stuff, photo (gjëra të rëndësishme, foto).
Videoja vijon me takimin e tij me komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe Thomas Byrne, episode nga Konferenca dhe më pas dalja përpara gazetarëve e mediave.

Top Channel