“Kushdo që përfshihet në krim do të mbajë përgjegjësi”, Braho: SPAK ka nisur 46 hetime për zgjedhjet

15/07/2026 11:26

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një nga shqetësimet kryesore të Prokurorisë së Posaçme, por theksoi se çdo akuzë duhet të mbështetet në prova konkrete.

Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale,, Braho bëri të ditur se SPAK ka nisur 46 procedime penale për parregullsi të dyshuara gjatë zgjedhjeve të fundit.

Për krimin zgjedhor kemi folur edhe më parë, është një fenomen që neve na shqetëson si prokurori dhe nuk pajtohemi me të. Ka nisur para shumë kohësh. Ajo që duhet të kuptoni është se duhen prova, ndryshe nuk ngremë dot akuza. Ne nuk nisemi me perceptime, por me ato që ka dosja. Në secilën anë të jenë të akuzuarit, do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Braho.

Top Channel