Veriu i Kosovës, do të ndalohet lëvizja e makinave të paregjistruara

01/10/2018 16:45

Qytetarët në Veri të Kosovës kanë mirëpritur dhe po zbatojnë në masën e duhur, vendimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që në atë pjesë të mos ketë më në qarkullim makina të paregjistruara.

Funksionimi i strukturave paralele në komunat veriore, duke mos i njohur ligjet e Kosovës, kishte ndikuar që në vite të krijohej një kaos edhe në trafik, kur vjen fjala te regjistrimi i automjeteve.

Por, me aplikimin e masave të reja, qytetarët dhe autoritetet lokale konsiderojnë se tashmë është rritur edhe siguria rrugore.

Policia e Kosovës e nisi të hënën e kaluar zbatimin e planit operativ. Makina të paregjistruara e të padoganuara janë përdorur vetëm në veri të Kosovës gjatë pothuajse 20 viteve të kaluara, e është vlerësuar se numri i tyre është rreth 30% e numrit të përgjithshëm të automjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA