Mbledhja e Qeverisë në Korçë, Rama: Brenda 2021 përfundon termocentrali në Zemblak

29/09/2018 13:50

Rama foli nga Korça pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet, duke u shprehur se vetëm brenda mandatit të parë të kësaj qeverie janë realizuar 406 projekte në këtë qark.

Kryeministri theksoi se  për këtë qark është gati një paketë e re ndërhyrjesh, e cila sipas tij do të bazohet te  turizmi, mbështetja e bujqësisë dhe te industria përpunuese.

“Është në sytë e të gjithëve se çfarë ne kemi bërë për Korçën dhe për qarkun. Janë investuar dhe zbatuar 406 projekte në këtë qark në mandatin tonë të parë dhe jemi gati në një paketë të re ndërhyrjesh prioritare 2018-2020, që bazohet te turizmi, mbështetja e bujqësisë dhe te industria përpunuese, por pa lënë mënjanë dhe ndërhyrjen në infrastrukturë, trashëgimi kulturore, arsim e shëndetësi. Në këtë qark ne synojmë të realizojmë brenda vitit 2021, të përfundojmë termocentralin e gazit në Zemblak. Ky është një investim që do të rrisë ndjeshëm punësimin në zonë dhe nga ana tjetër është komplementar me projektin e energjisë në nënstacionin e Zemblakut, që do të reduktojë fluksin nga linjat e largëta”, tha Kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA