Është zhvilluar në ambientet e pallatit të Sportit Asllan Rusi, kampionati i 70 kombëtar i peshëngritjes. Ky kampionat u shoqëruar me ndryshime të të gjitha kategorive të peshave trupore të garuesve.
Padyshim në këtë event ishin të pranishëm edhe Briken Calja, kampion i Evropës, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Calja u shpall kampion në peshën deri në 73 kg si dhe sportisti më i mirë i aktivitetit.
Ai e mbylli garimin e tij në dygarësh me 325 kg; në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177kg, ndërkohë që më pas iu nënshtrua edhe kontrolleve antidoping. Përpara evenimentit Calja mori edhe një çmim mirënjohje për rezultatet e larta, por peshëngritësi vuri në dukje rëndësinë e anës financiare.
Daniel Godelli garoi në peshën deri në 81 kg, ndërkohë që Erkand Qerimaj në fund vendosi që të mos marrë pjesë në kampionat.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica u shpreh se ky kampionat ishte një test në prag të evropianit dhe botërorit.
Në fund të evenimentit u dhanë edhe kupat për ekipet dhe peshëngritësit fitues të cdo kategorie. Si peshëngritësja më e mirë doli veterania Shqipona Brahja 44 vjeç, ndërkohë që shënuan emrin e tyre mes fituesve edhe Romaro Avdiraj ne 61 kg dhe Edison Nelo në 67 kg.
Top Channel