Në shkollat e fshatit Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, nxënës e mësues po përgatisin klasat për fillimin e vitit shkollor.
Për dy shkollat e mesme dhe 9-vjeçare, bashkë me palestrën, por edhe me lulishtet që duhet të ishin gati, vlera e investimit shkon rreth 100 milionë lekë, por jo çdo gjë është gati. Barishet gjenden ende në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Daçi”, ku studiojnë 300 nxënës.
Në të tjera shkolla, si ajo e arsimit të mesëm “Rifat Manjani”, edhe pse kushtet janë të mira, sipas drejtorit ka pasur probleme me furnizimin me libra, për shkak se i marrin vetëm nga një shtëpi botuese. Në këtë shkollë, ku vitin e kaluar kishte probleme me sistemin e ngrohjes, çka solli intoksikimin e disa nxënësve, sipas drejtorit, këtë vit janë marrë masat që të mos përsëriten probleme të tilla.
Top Channel