Misa Matsushima, togere 26-vjeçare, do të jetë e para femër në Japoni që do të drejtojë një avion luftarak. Detyra e saj do të nisë të premten, pasi ka përfunduar trajnimin për të fluturuar me një “F-15”, njoftoi ushtria japoneze.
“Duke qenë se jam e para pilote femër mbi një avion luftarak, jam ajo që çel dyert për këtë risi”, tha ajo për reporterët e interesuar.
Forcat Ajrore japoneze nisën të rekrutonin femra në vitin 1993, por rolet e tyre nuk përfshinin edhe ato të pilotit të avionëve luftarakë apo avionëve të gjurmimit. Gjithsesi, ky kufizim u hoq në fundin e vitit 2015.
“Që kur kam parë filmin Top Gun, në kohën kur isha në shkollë fillore, gjithmonë i kam admiruar pilotët e avionëve luftarakë”, thotë e diplomuara nga Akademia Kombëtare e Mbrojtjes së Japonisë për gazetarët. “Uroj që të vazhdoj të punoj fort për të përmbushur detyrën time, jo vetëm për vetveten, por edhe për gratë e tjera që do të ndjekin këtë rrugë në të ardhmen”.
『航空自衛隊初の女性戦闘機操縦者が誕生』
2等空尉 松島美紗は、8月24日付で航空自衛隊初の女性戦闘機操縦者となります。航空自衛隊は、操縦職域を含むすべての職域を女性に開放しています。#航空自衛隊 #空自 #JASDF #女性戦闘機操縦者 pic.twitter.com/xeHuC2lJw3— 防衛省 航空自衛隊 (@JASDF_PAO) August 23, 2018
Aktualisht janë edhe 3 gra të tjera që po trajnohen për t’iu bashkuar grupit elitar të pilotëve luftarakë.
Avionët “F-15”, të cilët do të pilotohen prej tyre, janë mjete me dy motorë të projektuara për luftime ajër-ajër me avionë të tjerë armiq. Ato mund të arrijnë një shpejtësi maksimale prej 2.5 Mach (858 metra për sekondë), apo 2.5 herë më shumë se shpejtësia e zërit (3.000 km në orë).
Top Channel