Departamenti i Drejtësisë në SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme antitrust, përplasje e re mes Trump dhe mediave 11/10 19:45
Një avion i vogël turizmi është rrëzuar në një parking pranë një qendër tregtare në Sant’Ana, në jug të Kalifornisë.
Mediat amerikane raportojnë se të pestë personat që ndodheshin në bordin e mjetit “Cessna” kanë gjetur vdekjen.
Piloti i avionit, i cili ishte drejtuar në Los Anxheles, kishte sinjalizuar një problem teknik pak para se të rrëzohej në tokë rreth 1 km nga aeroporti “John Wayne”.
Aeroplani goditi një makinë të kuqe të parkur ndërsa pronari i saj ndodhej në një dyqan.
“Ishte e trishtueshme të shihje avionin të shkatërruar në copa,”- tha një dëshmitar për “The Los Angeles Times”.
Enti për aviacionin civil amerikan ka hapur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Top Channel