Irani do t’u kundërvihet sanksioneve të SHBA-së

06/08/2018 14:20

Irani me një plan të ri monetar do t’i bëjë ballë sanksioneve të SHBA-së. Synohet të ndalet rënia e vazhdueshme prej disa javësh e vlerës së monedhës kombëtare Rial, e për këtë do të zbuten një sërë rregullash.

Këtej e tutje nuk do të ketë më kufizime për sjelljen e arit dhe të valutës në vend, vuri në dukje televizioni shtetëror. Do të shfuqizohet rregullorja për ndalimin e kioskave të këmbimit, që shesin valutë me kurse me luhatje të fortë. Eksportuesve u lejohet të shesin valutë me kurs të lirë ndaj importuesve. Po ashtu do të garantohen çmimet e ulëta për mallra bazë dhe medikamente.

SHBA në maj të këtij viti anuluan në mënyrë të njëanshme marrëveshjen atomike me Iranin të vendosur në vitin 2015 dhe kërcënuan sërish me sanksione. Këto sanksione mund të hyjnë në fuqi në fillim të javës.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Mike Pompeo, theksoi ndërkohë, se qeveria e tij i përmbahet rivendosjes së sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit. “SHBA do t’i imponojnë këto sanksione”, tha ai gjatë kthimit nga Azia për në SHBA. Sanksionet janë “një komponente e rëndësishme e përpjekjeve tona, për t’i frenuar aktivitetet qëllimet e këqija iraniane”, citon “Washington Post” ministrin e Jashtëm të SHBA-së.

Top Channel