Drejton makinën i dehur, përplaset me një mjet tjetër
04/08/2018 09:29
Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, e për pasojë është përplasur me një tjetër mjet.
Ngjarja ka ndodhur në Otllakë të Skraparit, ku Bledar Saliaj, 34 vjeç nga ky fshat ka përplasur makinën e tij tip Reno me një mjet tjetër Benz të drejtuar nga B.D. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
“Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin Drager rezultoi se shtetasi Bledar Saliaj ishte në gjendje të dehur në masën 1.07 mg/l”, thotë policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyre të parregullt”.
Top Channel