Bridget Jones's Diary (2001) Directed by Sharon Maguire Shown: Renée Zellweger (as Bridget Jones)

Jeni vetëm prej vitesh dhe nuk mund të gjeni shpirtin binjak? Mos u shqetësoni, këto 11 pika do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë është e gabuar me zgjedhjen e personit të ëndrrave tuaja.

Me kalimin e kohës, gjërat fillojnë të ndryshojnë dhe statusi beqar fillon të jetë jokomod. Për më tepër, ne fillojmë të konsiderohemi të huaj dhe shpesh të margjinalizuar, sikur të ishim duke vuajtur nga ndonjë patologji e çuditshme.

Ajo që është e sigurtë është se nuk duhet të jemi të kënaqur me të parin që del përpara, ose të obsesionuar për të qenë çift.

Pra, le të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë arsyet pse jeni akoma i vetëm, motivet që do të shpjegojnë më mirë arsyet pse, kush është vetëm, nuk mund ta gjejë lehtë partnerin ideal.

 

FOTO GALERI
4/11
4. Nuk jeni gati të ndani hapësirën tuaj - Shpesh, pas një periudhe të gjatë vetëm, nuk jeni të gatshëm të ndani hapësirën e tuaj me një person tjetër, i cili ndoshta ju tregon se çfarë të bëni, çfarë të gatuani, ose t`ju kontrollojë në çdo kohë. Pra, dëshironi të mbani pavarësinë tuaj dhe të jeni ju vetë ai që kontrollon jetën tuaj. E gjithë kjo përfundon me mbajtjen larg të një njeriu që ndjehet i kërcënuar duke ju parë si qenie të paarritshme. Kompromisi i duhur është të jesh me dikë, por pa humbur identitetin. Ndaluni dhe mos jeni kaq i mbyllur për atë që është rreth jush, por hapni veten në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA