Festë në shi për francezët në Rusi, “çmendet” Parisi e mbarë Franca – FOTO
15/07/2018 19:47
Për të dytën herë në historinë e saj, Franca arrin të fitojë titullin Kampione e Botës në Futboll, në një Botëror të shkëlqyer për ta, të cilët në finale mposhtën 4-2 Kroacinë.
Menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, e gjitha festa i takonte francezëve, e cila u shoqërua edhe nga një shi i lehtë në “Luzhniki Stadium”.
Por kjo ishte vetëm një pjesë e vogël e festës gjigante që mbërtheu menjëherë Parisin dhe mbar Francën pas triumfit historik në Rusi.
Top Channel