FIFA-UEFA, vijojnë tensionet mes organizmave të lartë të futbollit, kërkohet rival për Infantinon
Nuk ka asnjë siguri se Cristiano Ronaldo do të kthehet të veshë fanellën e kombëtares portugeze pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus gjatë pauzës për ndeshjet e Nations League.
Pas deklaratës së presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit që ia hapte dyert e skuadrës përfaqësuese 41 vjeçari, vjen përgjigjja e motrës së yllit të futbollit, Elma Aveiro e cila duket se i mbyll këto dyer. Në një intervistë për The Sun, Elma Aveiro la të kuptohet se kthimi i Ronaldos te Portugalia është ende larg
‘Besoj se ka më shumë mundësi që të mos kthehet se e kundërta-tha Elma Aveiro-mendoj se si Cristiano ashtu edhe Jorge Jesys po vuan për këtë situatë. Mund të flas për vëllain tim dhe kam ndjesinë se është arritur në një pikë ku nuk mund të vijohet më tej. Tani mbetet për t’u parë sesi do të evoluojnë gjërat. Është një çështje shumë e vështirë për ta menaxhuar, sepse kur mungon besimi, është e komplikuar të kesh përsëri raportin që ishte më parë’
Më pas motra e Cristiano Ronaldos shprehu keqardhjen për trajtimin që portugezët po i rezervojnë legjendës së tyre.
‘Më dhemb kur shoh se populli portugez ka harruat gjithçka ka bërë Ronaldo-vijoi Elma-jam me të vërtetë e trishtuar dhe e kam të vështirë të gjej fjalët për të përshkruar atë që ndjej. Kur e shoh që po kalon një moment të tillë është shumë e dhimbshme, sidomos sepse mendoj se është një nga ata persona që e meritojnë më pak që të gjejnë veten në këtë situatë’.
Top Channel