Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë ndezur finalen e Botërorit Francë-Kroaci.

Një finale historike edhe për të gjithë shqiptarët. Për herë të parë, një këngëtare nga Kosova interpretonë në ngjarjen më të rëndësishme të Botës.

Era i emocionoi të gjithë të pranishmit në “Luzhniki” dhe jo vetëm, teksa interpretoi këngën zyrtare të Botërorit “Live It Up”.

Në fund të ceremonisë, ishte radha e këngëtares ruse, Aida Garifulina, e cila në performacën e saj u shoqërua edhe nga ylli brazilian i futbollit Ronaldinjo, i cili shoqëroi këngën me një “kuika” braziliane, vegël tipike e shoqërimit të “sambës”.

Ndërkohë, pak para finales së madhe të Botërorit “Rusi 2018”, trofeu është gati dhe është sjellë në stadiumin ‘Luzhniki’ në Moskë, ku do të zhvillohet finalja.

Ai është mbajtur i futur në një kasafortë për arsye sigurie.

FOTO GALERI
8/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA