Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
MBLEDHJA E PËRBASHKËT SHQIPËRI – MAL I ZI
Mbledhja e përbashkët, në Shkodër, e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze u finalizua me firmosjen e 5 marrëveshjeve për bashkëpunim. Edi Rama tha se sot këto vende janë më të ndërlidhura se kurrë.
ARTA MARKU “TREMBET” NGA VETTINGU
Kryeprokurorja Arta Marku nuk ishte e pranishme përpara komisionit të vettingut, por u përfaqësua nga avokatja e saj. Përfaqësuesi i ONM, Theo Jacobs u shpreh i zhgënjyer.
“MERKEL” JASHTË RREZIKUT
Qeveria e Merkel shpëtoi nga kriza të paktën për momentin pas rënies dakord për çështjen e emigrantëve me aleatin e saj të qeverisë Horst Seehofer, i cili mban dhe postin e ministrit të brendshëm.
JUVENTUS I VENDOSUR PËR RONALDON
Juventus po bën gjithçka për të sjellë në Torino yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, për të cilin është i gatshëm të paguajë edhe shumën marramendëse prej 120 milion eurosh për katër vite me kontratë.
FESTIVALI I FILMIT BALLKANIK
Festivali i filmit ballkanik në Pogradec ka mbledhur buzë liqenit aktorë dhe regjisorë nga i gjithë Ballkani në një festival ku shfaqen mëse 70 filma.
Top Channel