Si për ironi të fatit, Botërori i Futbollit këtë verë sanksionoi eliminimin e dy lojtarëve më të mirë të dekadës së fundit, Messit dhe Ronaldos në të njëjtën ditë.

Pas daljes së talentit argjentinas dhe kombëtares së cilës ishte kapiten, erdhi radha e e Portugalisë për të lënë vitrinën e lojës më popullore të globit pas humbjes 2-1 ndaj Uruguajit.

Në stadiumin e Soçit ishin të pranishëm 44 mijë spektatorë që admiruan fillimisht avantazhin e Edinson Cavanit. Krosimi i Suarezit gjeti përgjigjen e duhur të sulmuesit të PSG në një kërcim në zonë, një gol më shumë me qafë sesa me kokë.

Portugalia kërkoi të reagonte, por Ronaldo dhe Guedes nuk e impenjuan mbrojtjen amerikano-latine.

Goli i barazimit që prisnin portugezët erdhi nga një mbrojtës. Pepe arriti të rikthejë ekuilibrin.

Rrjeta që vendosi kualifikimin erdhi nga një e djathtë e bukur e Edinson Cavanit, në harkimin e së cilës Rui Patricio nuk mund të bënte asgjë. Për sulmuesin e Uruguajit ky ishte goli i pestë në një Botëror.

Ndërrimet e Portugalisë nuk ishin efektive dhe ofensiva finale e presioni nuk evituan dot daljen nga turneu të fituesit të Topit të Artë. E vetmja notë negative e mbrëmjes, dëmtimi i Edinson Cavanit që nuk dihet nëse do të rikuperohet për çerekfinalen kundër Francës.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA