Krahas produkteve të peshkut edhe ato të mishit të kuq mund të përgatiten me vakum.
Sot do të përgatisim pançetë gici në vakum me gjizë të shoqëruar me erëza dhe kroketa gjize.
Fillimisht marinojmë mishin me kripë, piper dhe vaj ulliri. Me ndihmën e një qese vakumi e mbyllim dhe e vendosim në një enë me ujë të nxehtë.
Nga ana tjetër vijojmë me përgatitjen e një pureje me selino duke hedhur në një tenxhere të vogël pak qumësht, selino, gjalpë, kumin , buljon perimesh dhe e vendosim në zjarr në temperaturë mesatare.
Përgatisim kroketat e duke përzier gjizën me miell, të verdhat e vezëve, pak gjalpë dhe i përziejmë. Pasi shikojmë që masa është gati shtojmë kripën, piperin dhe i vendosim të skuqen në forma cilindri.
Ndërkohë sapo purenë e kemi gati e kalojmë në grirje duke u kujdesur për të marrë vetëm tulin e produkteve. Gjatë përzierjes i shtojmë gjalp, vaj ulliri, kripë, piper dhe kur pureja të jetë pothuajse gati i shtojmë të zezën e sepies.
Pasi mishit të jetë gati e nxjerrim nga qesja e vakumit dhe e kalojmë për pak minuta në një tigan me pak gjalpë, rozmarinë derisa të theket nga të dyja anët.
Sapo të gjithë përbërësit të jenë gati fillojmë me përgatitjen e pjatës, fillimisht purenë, mishin dhe kroketat e gjizës.
Ju bëftë mirë!
Top Channel