Ka dalë para vettingut prokurori i Shkodrës Vate Staka. Nga hetimi i thelluar rezultoi se pasuritë e tij ishin në rregull. Sipas relatores Etelda Ciftja, prokurori Staka nuk ka fshehur pasuri, nuk ka konflikt interesash dhe sipas raportit te ILDKPI, pasuritë e tij janë të justifikuara.
Prokurori Staka ka vetëm një apartament në Shkodër me sipërfaqe 130 metra katrore. Edhe për dy komponentët e tjerë të Vettingut, prokurori i Shkodrës rezultoi me figurë të pastër dhe me aftësi profesionale.
Ndërkohë prokurori Staka, nuk kishte marrë avokat për të dalë para seancës dëgjimore. Ai u mbrojt vetë duke thënë se kërkon konfirmimin në detyrë, që sikurse u kuptua është në favor të tij për sa kohë, të treja shtyllat e Vettingut e nxorën të pastër.
Vendimi për prokurorin e Shkodrës do të shpallet në datën 3 korrik ora 11. Ndërkohë të enjten del para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari i shkallës së parë të Tiranës, Artan Lazaj, i cili garon gjithashtu edhe për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Top Channel