Trump kërcënon BE-në për importin e automjeteve

23/06/2018 00:59

Presidenti Donald Trump kërcënoi të përshkallëzojë një luftë tregtare me Europën, duke imponuar një tarifë prej 20 përqind në të gjitha importet e SHBA-ve, në makinat nga Bashkimin Evropian.

“Nëse këto Tarifa dhe Barriera nuk do të shkatërrohen së shpejti, do të vendosim një tarifë prej 20% në të gjitha makinat e tyre, që vijnë në SHBA. Ndërtoni makinat këtu!” shkroi Trump në Twitter të premten.

Ky reagim i Trump vjen rreth një muaj pasi administrata e presidentit amerikan filloi një hetim nëse makinat e importuara paraqesin rrezik kombëtar në SHBA, apo jo.

Shtetet e Bashkuara aktualisht imponojnë një tarifë prej 2.5 për qind në makinat e pasagjerëve të importuar nga Bashkimi Evropian dhe një tarifë prej 25 për qind në kamionët. Nga ana tjetër, BE imponon një tarifë prej 10 përqind në makinat e importuara nga SHBA.

Top Channel