Kriza në Venezuelë, OKB: Forcat e Sigurisë kanë vrarë me qindra persona

23/06/2018 04:33

Forcat e Sigurisë në Venezuelë kanë kryer qindra vrasje arbitrare nën maskimin e luftës kundër krimit, thotë organizata e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një raport, ajo përmend “llogaritë tronditëse” të të rinjve duke u vrarë gjatë operacioneve , shpesh në zonat e varfëra, gjatë tre viteve të fundit.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se sundimi i ligjit mungon totalisht në këto vite.

Venezuela në të kaluarën ka hedhur poshtë pretendimet e OKB, duke i quajtur ato si gënjeshtra. Ndërkohë vendi po kalon një krizë të zgjatur politike dhe ekonomike.

Top Channel