Policia gjermane lëshon alarmin për mashtrime me Pasaportën e tifozëve, dokumenti që u jep mundësinë të hyjnë pa vizë në Rusi, tifozëve që janë të pajisur me bileta për të ndjekur ndeshje të Botërorit.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja Bild sipas së cilës organet hetimore gjermane kanë marrë sinjalizime se persona të shumtë po kërkojnë që të hyjnë në Evropë me këtë dokument, madje për këtë temë po flitet edhe në rrjetet sociale.
Gjithnjë sipas të përditshmes ‘Bild’, autoritetet ruse kanë deklaruar se i kanë rritur masat e sigurisë dhe kontrollet në vend në lidhje me këtë çështje. Mësohet se pjesa më e madhe e Fan ID janë të zotëruara nga tifozët e Iranit, 9500 të tillë më pas vijnë ata nga Senegali, Tunizia, Maroku, Nigeria dhe Egjipti.
Trafikantët në Afrikë dhe në vendet arabe u kërkojnë 6000 Euro për person tifozëve që duan të shkojnë me çdo kusht në Rusi nëpërmjet një udhëtimi përmes detit Egje duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Sipas zv/presidentit të sindikatës së Policisë gjermane, Jorg Radek, presioni në këto vende është kaq i madh sa njerëzit janë gati të ndërmarrin çdo lloj iniciative për të hyrë në Evropë. kështu që ata e konsiderojnë pajisjen me pasaportën e tifozëve si mënyrën më të sigurt për të hyrë në Kontinentin e Vjetër.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet faqes së saj të internetit u bëri apel të gjithë personave të interesuar që të mos gënjehen pasi është e pamundur për ta që të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian me Fan ID.
Top Channel