Çifti në Gjirokastër, 60 vite dashuri/ Historia e dy të moshuarve që kaluan mbi gjysmë shekulli së bashku: Duhemi si ditën e parë 14/02 20:03
Qentë e rrugës janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët e Shkodrës. Pedonalja e Shkodrës duket se kontrollohet nga qentë që gjenden në çdo pjesë.
Qytetarët thonë se një pjesë e mire e qenve janë agresiv dhe jo pak herë kafshojnë kalimtare duke rrezikuar edhe fëmijët. Banorët e Shkodrës bëjnë apel që institucionet përgjegjëse të marrin masa për zgjidhjen e këtij problem.
Ndërkohë ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se institucionet justifikohen duke thënë se kafshët janë të vaksinuara. Burime nga urgjenca e spitalit jashtë kamere bëjnë të ditur se thuajse çdo ditë vijnë në spital njerëz për ndihmë mjekësore që kafshohen në rrugë.
Top Channel