Në marrëdhënien mes një çifti mund të ndodhë që dëshira seksuale të zbehet. Megjithatë, për të mirën e jetës sëbashku është mirë të shmanget harresa për një kohë të gjatë e kënaqësive erotike.

Jepuni hapësirë mbi të gjitha marrëdhënieve intime me partnerin tuaj, me gjeste të vogla që mund të kthehen në kënaqësi.

Të rizbuloni lidhjen me njëri-tjetrin është një çështje e të dëgjuarit, e dëshirës për të qenë bashkë.

Në këtë aspekt, sot do t’ju tregojmë armiqtë që vrasin dëshirën.

FOTO GALERI
3/5
3 - Hapësirë për pesë shqisat - Prekja është e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin erotik, por më tepër si një akt i vëmendjes ndaj tjetrit. Të prekni lëkurën tuaj dhe të partnerit është një takim i jetës: ky akt i thjeshtë ndihmon për të gjetur besimin dhe nxit intimitetin. Edhe nëse ju jeni së bashku për një kohë të gjatë, gjeni vlerën e një ledhatimi apo të një puthjeje në buzë, të ulur krah për krah në divan për të luajtur si macet: kujtimet e nuhatjes janë të lidhura me emocionet më të thella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA