Pamje shokuese në Brazil, 24-vjeçarja gjendet e lidhur me zinxhirë në një bodrum 5 ditë pasi u shpall e humbur, arrestohet ish-partneri i saj 23/08 17:45
Një organizatë siriane thotë se një sulm ajror në një rajon nën kontrollin e rebelëve ka lënë të vrarë 35 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, mes tyre fëmijë.
Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se sulmet ajrore patën në shënjestër fshatin Zardana, në provincën veriperëndimore të Idlibit.
Sulmet ajrore në Idlib nuk kanë qenë të zakonshme muajt e fundit.
Dhjetëra mijëra sirianë të zhvendosur nga rajone të tjera të vendit, janë sistemuar në Idlib.
Top Channel