Ndryshimet klimaterike, Papa: Na duhet energji e pastër

09/06/2018 23:05

Papa Francesku tha se ndryshimet klimaterike përbëjnë një sfidë me proporcione epokale dhe se bota duhet të përdorë energji të pastër.

Qytetërimi ka nevojë për energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin-deklaroi papa gjatë një takimi me drejtues të kompanive energjetike si ExxonMobil, BP, Royal Dutch Shell e të tjera.

Sipas papës shoqëria moderne ka nevojë për burime kolosale energjie, por kjo energji duhet të jetë e pastër dhe njerëzimi duhet të reduktojë sa më shumë përdorimin e karburanteve fosile.

“Dëshira jonë për siguruar energji për të gjithë nuk duhet të sjellë efektet e padëshiruara të një spiraleje ndryshimesh ekstreme klimaterike për shkak të rritjes katastrofike të temperaturave globale, ambientit më të ashpër dhe rritjes së varfërisë”, vijoi kreu i Vatikanit.

Megjithatë, liderët e kompanive që papa takoi thanë se konsumimi i naftë në botë do të rritet, pasi energjia e pastër nuk plotëson dot kërkesën.

Nën drejtimin e Papës Francesku, kisha katolike është përballur edhe më çështje që nuk i mësimeve të saj doktrinës së saj si parajsat fiskale. Madje në rastin e ndryshimeve klimaterike, papa Francesku shpesh ka deklaruar se njerëzimi duhet të dëgjojë shkencën, megjithëse kjo e fundit nuk shkon mirë me doktrinën e kishës.

Top Channel