Media amerikane: Hakera kinezë vjedhin të dhënat sekrete mbi luftën nëndetare

09/06/2018 08:10

FBI ka nisur të hetojë vjedhjen e të dhënave të një kontraktuesi të Marinës amerikane nga qeveria kineze.

Mediat amerikane thonë se bëhet fjalë për informacione shumë të ndjeshme të sigurisë, të cilat përfshijnë planet për një projekte raketash supersonike, siç pohuan zyrtarë të lartë amerikanë për
Washington Post.

Sulmet kibernetike, të ndodhura në janar dhe shkurt të këtij viti, u konfirmuan nga CBS News. Në shënjestrën e tyre ka qenë një kontraktues i lidhur me një organizate ushtarake amerikane që zhvillon kërkime mbi nëndetëset dhe armët nënujore.

Ndërkohë një ish-oficer i inteligjencës amerikane u dënua me akuza se i ka dorëzuar dokumente sekrete të një agjenti kinez.

Kevin Mallory, 61 vjeç, u shpall të premten fajtor sipas ligjit federal të spiunazhit. Aktpadia ndaj tij do të ngrihet në 21 shtator dhe për Mallory-n, rreziku që të dënohet me burgim të përjetshëm, është i madh.

Të dyja këto zhvillime tregojnë tregojnë se aktiviteti kinez i spiunazhit sidomos në raport me Shtetet e Bashkuara është intensifikuar ndjeshëm, ndërsa kërcënimi kibernetik po bëhet gjithmonë e më i sofistikuar.

Top Channel