Manjola Nallbani, padyshim që mund të etiketohet edhe si këngëtarja që nuk njeh moshë, pasi ajo ka vite të tëra në skenë, e sërish vijon të jetë plot hijëshi.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ajo ka folur rreth këngës së saj më të fundit, “Je fati im”, por ka treguar gjithashtu se ndjen ende emocione ku del në skenë, e talentin e saj, e jo vetëm, ajo e vlerëson si një bekim nga Zoti.

“Kam ende emocione në skenë. Jemi të bekuar që Zoti na ka dhënë një mundësi që emocionet e shpirtit t’ia përcjellim publikut. Fitova emër kur isha shumë e vogël. Kam qenë e ftuar në shumë koncerte. Nuk kam marrë thjesht dashuri. Ajo dashuri që të jep publiku të shton jetën”, tregon ajo.

Më tej ajo ka folur edhe bashkëpunimin me të vëllain, për të cilën tregon se ka shumë debat, por konluzioni është perfekt.

“Është shumë mirë, por edhe shumë keq sepse është i vetmi moment që unë debatoj me të. Në rastet që ne nuk përputhemi në atë që duam për klipin, ndodh që unë të bërtas. Por në fund dalim të dy të kënaqur”, ka treguar Manjola Nallbani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA