Ahmetaj shkarkon 13 inspektorë të sigurimeve shoqërore
07/06/2018 18:21
Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ka konfirmuar shkarkimin e 13 inspektorëve të kontributeve në drejtoritë rajonale, si edhe një kryetar dege.
“Kemi vendosur objektiva performance për çdo inspektor. Çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët”, u shpreh Ahmetaj.
Sipas tij, zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtorët rajonale deri tek inspektoret ne terren.
“ISSH duhet të kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Për rritjen e performances, do zbatojmë metodologji të re pune. Nderlidhje online me sistemin e tatimeve per kontributet”, tha ndër të tjera ministri Ahmetaj.
Top Channel