Mbërrin në Tenerife MV Hondius, anija turistike me pasagjerë me hantavirus nën masa të rrepta sigurie
Ishte viti 2015 kur 15 të dënuar arritën të arratiseshin nga një burg në Alcaçuz të Brazilit, mes të cilëve edhe i shumëkërkuari Jean Gomes Chiola. Ata kishin hapur një tunel me një diametër 55 centimetra duke arritur të arratisen.
Pas 3 viteve në arrati, policia më në fund ka arritur të arrestojë të shumëkërkuarin së bashku me djalin e tij.
Jean Gomes Chiola, 39 vjeç dhe djali i tij 20 vjeç u gjetën teksa qëndronin të fshehur në një bunker nëntokësor të hapur brenda një banese në Macaíba.
Forcat e policisë, por edhe ushtria morën pjesë në operacionin për kapjen e trafikantit të drogës. Ata thanë se kontrolluan çdo pjesë të shtëpisë pasi djali kishte vonuar në hapjen e derës, derisa kishin zbuluar bunkerin.
Top Channel