Opozita ia ka dalë të sfidojë dorën e fortë të Gramoz Ruçit, me të cilën si kryeparlamentar do të displinonte seancat plenare.
Që nga shtatori jeta parlamentare shënoi disa përballje maratonë Rama-Basha, por herë pas herë aksioni i opozitës ka patur kulmet e tij kundër rregullit në Parlament.
Ngjarjet që provokuan reagim janë mbrojtja e Saimir Tahirit nga socialistët, (25 tetor) zgjedhja e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku me shumicë të thjeshtë votash dhe pa veting, (18 dhjetor) arrestimi i kuksianëve që protestuan kundër pagesës në Rrugën e Kombit. Si ithtar i teknologjisë Berisha vjen me zgjidhje për t’i dhënë zë vetes. (12 prill)
Aksioni i fundit është për largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzojnë se ka mbrojtur veprimtarinë kriminale të vëllait.
Me këtë aksion strategjia e opozitës ndryshoi thelbësisht, si me shpalosjen e tij hasp pas hapi, me gjithë diskutimet pro dhe kundra që ngjalli në opinionin publik. Strategjia ndryshoi edhe në të enjtet parlamentare.
Heqja e mikrofonit dhe e fjalës, apo ndërprerja e seancës nuk do të ishte më problemi i demokratëve. Transetimi live në Facebook tashmë u bë zakon, fillimisht me problemet e para teknike, por cilësia e “kamaremanëve në detyrë” njohu rritje nga seanca në séancë.
Mazhoranca ka miratuar ligjet në kohë rekord, duke të kujtuar dhe kohën kur demokratët në situata bllokimi nga socialisët opozitarë, miratonin edhe buxhetin pa diskutime.
Atëherë nuk kishte Facebook live…
Top Channel