24/05 15:52
Kreu i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht anëtar i Këshillit të FIFA-s është arrestuar me urdhër të presidentit të shtetit të tij , Nana Akufo-Addo.
Kwesi Nyantakyi akuzohet për korrupsion, madje sipas Abu Jinapor, zëvendësshef i kabinetit të presidentit, numri një i qeverisë së futbollit ganez është filmuar teksa u kërkonte para eksponentëve politikë për të patur akses në eventet sportive.
Për këtë arsye, vetë presidenti Nana Akufo-Addo ka kërkuar arrestimin e tij.
Top Channel