Mbuloi abuzimet e priftit pedofil, dënohet arqipeshkvi

22/05/2018 08:25

Arqipeshkvi katolik Philip Wilson u shpall fajtor nga një gjykatë australiane për krimin e mbulimit të abuzimit seksual me fëmijët në vitet ‘70.

Wilson, arqipeshkvi i Adelaides, është zyrtari më i lartë i Kishës Katolike në botë që paditet dhe shpallet fajror për një krim të tillë. Prokuroria mundi që të vërtetojë para gjykatës se Wilson kishte fshehur abuzimin e djemve të altarit nga një prift pedofil, kolegu i tij në provincën e Uellsit të Ri Jugor.

Arqipeqshkvi tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi dhe se do të konsideronte mundësitë e tij ligjore. Gjatë gjyqit, Wilson tha se nuk kishte dijeni për abuzimet e kryera nga prifti pedofil James Fletchet, kolegu i tij në atë kohë në kishën e Maitlandit. Më vonë, Fletcher u dënua për 9 raste abuzimi seksual me fëmijë dhe vdiq në burg në vitin 2006.

Viktimat e tij dëshmuan në gjyq dhe thanë se i kishin treguar Wilsonit për atë që po vuanin, por ai nuk kishte bërë asgjë. Gjykatësi vendosi në favor të tyre, duke mos pranuar justifikimin e arqipeshkvit Wilson se nuk mbante mend biseda të tilla.

Sipas gjykatës, është e qartë se Wilson veproi për të mbrotjur kishën dhe reputacionin e saj. Dënimi për arqipeshkvin do të jepet në qershor dhe ai rrezikon dy vjet burg.

Top Channel