Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist ndaj komunitetit hebre në Mançester, dyshohet se përdorën aplikacione të koduara për të siguruar pajisje shpërthyese Një video dramatike shfaq momentin kur një rrufe godet një shtëpi në Florida. Ngjarja ndodhi në zonë e Daytona Bioeach më 15 maj, ndërsa zona ishte e mbuluar nga stuhi të fuqishme.
Asnjë nga banorët e shtëpisë nuk ishte brenda në momentin që banesa u godit nga rrufeja, e cila u dëmtua nga fuqia e shkarkesës elektrike, pas së cilës vihet re tym që del nga çatia.
Pamjet u filmuan nga kamera e sigurisë e një fqinje përballë, e cila tha se goditja e rrufesë tronditi të gjithë lagjen.
Ajo tregoi se fillimisht kishte menduar se i dashuri përplasi makinën me derën e garazhit, por më pas u bë e qartë se çkishte ndodhur.
Megjithëse thuhet se rrufeja nuk godet dy herë në të njëjtën vend, pas incidentit, rrufepritës të shumtë u shfaqën në zonë.
Top Channel