Analiza e New York Times/ Samiti Trump-Xi Jingping dhe rëndësia e tij edhe nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, ja cilat janë çështjet ku dy superfuqitë do “përplasin brirët”
Falënderime pa masë për ata që udhëtuan drejt kështjellës Windsor për të ndjekur dasmën e vitit, atë të princit Harry dhe Meghan Markle.
Ceremonia madhështore që ngërtheu vëmendjen e botës një ditë më parë, ishte e mbushur me emra të famshëm që sollën një vërshim luksi e finese bashkë, por familja mbretërore zgjodhi të falënderonte me përzemërsinë më të madhe publikun e thjeshtë, ata mijëra vetë që mbushën rrugët për të parë çiftin në ditën e tij të madhe, ndërsa shumë të tjerë e ndoqën anembanë globit përmes televizorit.
Kremtimet u mbyllën me një darkë formale dhe një spektakël fishek-zjarresh në Frogmore House, pranë Ëindsor-it. 200 miq të ngushtë të Meghanit dhe Harrit, e sigurisht edhe familjarë, morën pjesë në eventin e mbikqyrur nga princi Charles. Çifti nuk do të niset menjëherë për muajin e tij të mjaltit, por ka vendosur të qëndrojë edhe ca në Britaninë e Madhe, përpara se të pushojë.
Harry i bëri një dhuratë të rrallë martese nuses së tij, një unazë me gur smeraldi bojë qielli, e cila dikur i përkiste nënës së tij të ndjerë, princeshës së Uellsit, Diana.
Ajo e djeshmja ishte një dasmë mbretërore mjaft e veçantë: një kor solli këngë ungjillore, pati një fjalim ku u citua Martin Luther King, ndërsa vetë martesa e të gjashtit në linjën e fronit me amerikanen e një race të përzjerë dhe një herë të divorcuar, automatikisht e transformon monarkinë britanike në diçka më përfaqësuese nga ç’kishin parë njerëzit deri tani.
Top Channel