Gëzim nga një anë, lot nga ana tjetër. Finalja e Kupës së Italisë mund të përmblidhet shumë mirë në fytyrat e Gianluigi Buffon dhe Gigio Donnarumma pas përfundimit të ndeshjes Juventus-Milan.

Numri 1 i bardhezinjve është i qeshur dhe feston titullin e tij të 24-t personal në karrierë, ndërsa Gigio ecën me kokën ulur drejt dhomave të zhveshjes, pas gabimeve trashanike që përcaktuan rezultatin e ndeshjes (4-0).

Edhe pse po shijonte triumfin, Buffon ndaloi për të ngushëlluar pasardhësin e tij në portën e Italisë.

Pasi e përqafoi, Buffon i tha portierit të Milanit këto fjalë: “Je vetëm 20 vjeç”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA