Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi deklaroi për mediat se gjykimi ndaj klientit të tij do të rihapet.
“Edhe Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2001 ka deklaruar largimin e të pandehurit, duke caktuar avokat kryesisht dhe duke bërë gjykimin në mungesë në të gjitha shkallët e gjykimit. Ne kemi besimin e plotë se çështja do të shkojë drejt rihapjes”, tha avokati Dashi.
I pyetur për çështjen “Hajdari”, ai tha: “Është herët të flasim. Unë jam përfaqësues ligjor i Izet Haxhisë, avokati i tij, nuk jam përfaqësues politik, nuk përzihem në linjë politike. Do e depozitojmë në gjykatë. Shttasi Izet Haxhia është gjykuar në gjithë shkallët e gjykimit në mungesë, dhe kjo do të thotë se kur hetohet në mungesë, çështja do të rihapet”.
Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.
Top Channel