Një 25-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës së tij pas një konfliktu me prindërit që kishte degraduar në përdorimin e thikës.
Mësohet se rreth orës 22:05 të së shtunës në ambientet e QSUT ka mbërritur një 25-vjeçar me plagë të shumta në trup. Raportohet se i riu me inicialet B. S., është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, A. S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas këtyre veprimeve 25 vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Top Channel