24/05 15:52
Barcelona e mbylli në barazim 2-2 “El Clasico”-n, e cila ishte e fundit për Andres Iniesta.
Pas 22 vjetësh karrierë me Barcelonën 4 herë fituesi i Champions League, Iniesta deklaroi largimin nga klubi javën e kaluar.
Kjo ishte përballja e fundit për të me rivalët e përjetshëm të Realit dhe në fundin e takimit, Iniesta hoqi edhe këpucët për të treguar tashmë edhe në mënyrë simbolike që nuk do të jetë më pjesë e një ndeshje të tillë.
Ndërsa ai mori edhe përshëndetjen nga tifozët, por edhe të gjithë lojtarët në këtë ndeshje.
Top Channel