Polemika të forta/ Ylli i Belgjikës zgjedh familjen para Botërorit, gazetarët francezë e masakrojnë!

20/06/2026 20:01

Jeremy Doku është përfshirë në një polemikë të ashpër pasi braktisi grumbullimin e Belgjikës në mes të Botërorit për të qenë pranë partneres së tij gjatë lindjes së fëmijës.

Ndonëse gjesti u duartrokit nga tifozët si një vlerë njerëzore, mediat franceze kanë reaguar me tone të egra. Në debatet televizive u lëshua deklarata shokuese: “Të lësh Botërorin për këtë? Babai është plotësisht i padobishëm në momentin e lindjes!”.

Kjo deklaratë ka ndezur një debat të nxehtë në rrjet, duke përplasur ata që mbrojnë familjen dhe ata që kërkojnë sakrificën totale për fanellën e kombëtares. Pavarësisht zhurmës, Doku ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes në këtë moment të lumtur.

Top Channel