Një fanse ka surprizuar Eugent Bushpepën, këngëtarin që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” më 8 maj.
Ajo i kishte blerë atij një dhuratë, e madje kishte mësuar në shqip edhe fjalinë “Ke një këngë shumë të bukur”.
Këngëtari, i emocionuar u ul në gjunjë për të takuar fansen tij, e cila ishte në një karrige me rrota, dhe i tha asaj: Shpresoj që dhurata jote të më sjellë fat.
Gjatë konferencës për shtyp, gazetari britanik tha se kënga e Bushpepës ishte kënga shqiptare më e bukur e prezantuar ndonjëherë në “Eurovision”, ndërsa gazetari polak e cilësoi këngën shqiptare si këngën më fenomenale të “Eurovision”-it këtë vit.
Ndërkohë, faqja e internetit “Wiwiblog”, që merret me të gjitha performancat e “Eurovision”-it, shkruan se rokeri shqiptar kapi notat e tij më të arta pa iu dridhur aspak zëri. Më pas, Eugent Bushpepa, me kërkesën e gazetarëve performoi për ta “live” gjatë konferencës së shtypit.
“Eurovision Song Contest” do të mbahet këtë vit në Lisbonë të Portugalisë dhe është edicioni i tij i 63-të.
Top Channel