Aktorja e filmave porno padit presidentin Trump (Foto)

01/05/2018 05:14

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniles ka vendosur të padisë presidentin e Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Shkak duket se është bërë një postim i Trumpit në Twitter, që ironizoi me deklaratat e aktores se ndihej e kërcënuar, duke i cilësuar ato si “një punë mashtruesish”.

Padia e dorëzuar nga Stormy Daniels në gjykatën federale të Manhatanit, përshkallëzon më tej raportin mes palëve.

Para disa muajsh, aktorja e filmave për të rritur pretendoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me presidentin e SHBA-ve, ndërsa heshtja e saj ishte paguar plot 130 mijë dollarë nga avokati i Trump, Michael Cohen.

Ky i fundit është duke u përballur në gjykatë me këto akuza, ndërsa pak ditë më parë Stormy deklaroi se ishte kërcënuar me jetë nga një profil anonim në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
16/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA