Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Cleveland ia del mbanë të eliminojë Indiana Pacers dhe të kualifikohet për në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes. Skuadra nga Ohio fitoi ndeshjen e 7 ndaj Indianës 105-101 për të mbyllur serinë e përballjeve me të 4-3.
LeBron James ishte i papërmbajtshëm në këtë përballje për Cavaliers duke e drejtuar atë drejt këtij suksesi me një bilanc personal me 45 pikë, 9 topa në tabelë e 7 asist. Pjesën tjetër të punës e bënë lojtarët e tjerë, Kevin Love me 14 pikë, Hill me 11 e Tristan Thompson me 15 pikë e 10 topa në tabelë.
për Indianën mbetet vetëm keqardhja e shumë rasteve të humbura pavarësisht formës fantastike të shfaqur nga Oladipo, Collison, Young e Sabonis. Indiana ishte një skuadër e admirueshme gjatë gjithë serisë së ndeshjeve, por diferencën e bëri LeBron James që është pjesë e Cleveland që në gjysmëfinale e pret Toronto Raptors.
Ashtu si Golden State, edhe Houstoni e nisi mbarë fazën gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit. Skuadra e Rockets fitoi sfidën e parë ndaj Utah Jazz me rezultatin 110-96 me skuadrën nga Salt Lake City që nuk kishte në parket Ricky Rubion të dëmtuar. James Harden ishte në një formë të jashtëzakonshme teksa e mbylli këtë ndeshje me 41 pikë, 8 topa në tabelë e 7 asist.
Punën e tij e vazhdoi pjesa tjetër e skuadrës të impenjuar në mbrojtje; duke bërë që Utah të shënojë më pak se 100 pikë, ndërkohë që diferenca ishte e vështirë për t’u përmbysur për jazz. Kontribut në fitoren e Houston dhanë edhe Chris Paul me 17 pikë, Capela me 16 pikë e Tucker me 15 pikë. Për Utah, Mitchell e Crowder shënuan 21 pikë e Ingles 15, por që nuk i mjaftuan kësaj skuadre që të thyejnë skuadrën e Rockets.
Top Channel