Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve, ditën e dielë. Në Kuvend u miratuan ndryshimet në statut. Ndërkohë, mungonin kundërshtarët kryesorë të Lulzim Bashës, ndërsa në sallë, prej kritikëve ishin vetëm Eduard Selami, Besnik Mustafaj dhe Tomorr Alizoti.
Në fjalën e tij, Eduard Selami deklaroi se statuti i ri është më i keqi që ka pasur ndonjëherë partia.
“U tha se ishin anëtarët e PD-së ata që do të votonin se kush do i përfaqësonte në Parlament. Nuk do të jetë kështu. Prapë kryetari do t’i zgjedhë. Në vitin 1995 keni kërkuar ikjen time dhe shkoi aty ku shkoi Shqipëria. Me këtë statut, Partia Demokratike do të shkojë më keq akoma”, theksoi Selami.
“Ky statut nuk është statut bashkimi, por përjashtimi. Është fyerje për mua që në dy nene përdoret disa herë fjala përjashtim”, shtoi Selami.
Ai iu drejtua edhe kryetarit Basha, duke i thënë se “lidershipi nuk është pushtet dhe pozitë, por vlera”.
Top Channel