Afganistan, 6 të vdekur në një sulm me autobombë

29/04/2018 03:14

Gjashtë persona kanë humbur jetën në një sulm me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani ka përsëritur thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve.

“Jo çdo taleban dëshiron të luftojë. Kjo luftë u imponohet atyre nga një pakicë. Nëse jeni afganë dhe muslimanë, pranojeni paqen”, tha ai gjatë një eventi të mbajtur në kryeqytetin Kabul.

Provinca Helmand, e cila ndodhet në jug të vendlindjes së talebanëve, Kandahar, mbetet një nga provincat më të pasigurta, ku militantët kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve, pavarësisht se forcat afgane rikthyen kontrollin e një pjese të tyre kohët e fundit.

Top Channel