Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump, u shfaqën miqësorë dhe të afërt gjatë takimit në shtëpinë e bardhë të premten, pavarësisht dallimeve mbi tregtinë dhe Iranin, që kanë nxitur edhe tensione mes dy vendeve aleate.

Pas takimit të fundit të tyre në shtëpinë e bardhë, ku tërhoqi vëmendjen moskoordinimi në shtrëngimin e duarve në zyrën ovale, Trump këtë radhë e bëri siç duhej, madje dy herë…ndërsa përgëzonte kancelaren gjermane për fitoren në zgjedhje.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, e kemi pasur të tillë që prej fillimit, por disa njerëz nuk e kuptojnë këtë. Kancelarja merkel është një grua e jashtëzakonshme”, u shpreh Trump.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, që pasoi takimin në zyrën ovale, kancelarja gjermane tha se ajo do të ishte në kontakt dhe në bisedime të vazhdueshme me presidentin trump në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, nga e cila ai ka paralajmëruar se mund të dalë.

“Regjimi iranian nxit dhunë, gjakderdhje dhe kaos në gjithë Lindjen e Mesme. Ne duhet të sigurojmë që ky regjim vrasës as të mos mund të afrohet tek armët bërthamore dhe që Irani t’i japë fund përhapjeve të tij të rrezikshme të përhapjes së raketave dhe mbështetjen ndaj terrorizmit”, tha Trump.

Në anën tjetër, Trump tha se ai i kishte kërkuar kancelares merkel të rriste shpenzimet për forcat e armatosura me 2 për qind të GDP sic kërkohet nga NATO. Në axhendë ishte edhe marrëveshja e Parisit për klimën, tek e cila liderët evropianë duan që shba të rikthehet.

Kancelarja gjermane vizitoi shtëpinë e bardhë vetëm pak ditë pas presidentit francez, Emmanuel Macron, me shpresën se do të arrinte dicka më shumë se ai. Por në përfundim, rezultati duket i njëjtë.

Top Channel