Ushtria britanike është e përbërë nga 77,467 ushtarë, prej të cilëve më tepër se 17 mijë janë vlerësuar si të papërshtatshëm për të luftuar.

Në një shkrim të Daily Mirror evidentohen mungesat e theksuara në ushtrinë britanike, përbërja e të cilëve duhet të jetë zyrtarisht me mbi 82,500 trupa, por që realisht rezultojnë të jenë shumë më pak, teksa vihet në dukje se vetëm 60 mijë janë të gatshëm për të luftuar.

Ky mosbalancim lidhet edhe me faktin e pranimeve të ulëta në rekrutimit në ushtri, si edhe kohës së gjatë të pritjes.

Sipas Daily Mirror, vitin e kaluar vetëm 7 % e aplikantëve u pranuan për t’u rekrutuar si ushtarë. Ushtria britanike kishte marrë më tepër se 100 mijë aplikime, por vetëm 7500 u rekrutuan, të cilët pritën mesatarisht 300 ditë mes aplikimit dhe futjes në radhët e ushtrisë Britanike.

Kulmin e saj ushtria britanike e ka pasur në fundin e Luftës së Parë Botërore me 3,8 milionë ushtarë të rekrutuar, e ndër vite numri i tyre ka qenë mbi 100.000 e pas 2013-s numri i trupave ka ardhur në rënie.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA