Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE me Shqipërinë.
Ai theksoi se koha e mbetur në dispozicion do të shërbejë për të marrë edhe mbështetjen e dy shteteve për hapjen e negociatave.
“Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim”, u shpreh Bushati.
Në lidhje me raportin e DASH, që ishte mjaft kritik për Shqipërinë, Bushati u shpreh: “Krahas progresit që ka bërë Shqipëria ka edhe mangësi, sfida përpara. Nuk besoj se bëj pjesë tek ata që i lexojnë raportet me syze të ndryshme. Pavarësisht se raportoi i fundit i BE vlerësoi progresin Shqipërisë, lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë. Raporti i DASH është një nga raportet që lexohet me seriozitet nga ana jonë”.
Top Channel