17 njerëz humbën jetën në një aksident tragjik me të ashtuquajturat varka dragua në jug të Kinës. Ngjarja ndodhi në lumin që kalon qytetin Guilin dhe rrymat e forta në ujë duket se janë shkaktaret e tragjedisë.

Dy varka me 60 njerëz u përfshinë në aksidentin vdekjeprurës që ndodhi para dëshmitarëve të shumtë që ndiqnin garën dhe që dokumentuan me pamje tragjedinë.

Pas përmbysjes së varkës së parë, një e dytë mbërriti në vendin e aksidentit. Ndërsa përpiqeshin të ndihmonin sportistët që ishin në ujë, edhe varka e dytë u përmbys. Me qindra anëtarë të ekipeve të emergjencave mbërritën në vendngjarje dhe mundën të shpëtojnë 40 persona. Autoritetet lajmëruan se 3 njerëz tjerë janë shpallur të humbur dhe për ta po vazhdojnë kërkimet.

Policia lokale bëri me dije se ka arrestuar organizatorë e garës, pasi evenimenti nuk ishte licensuar, nuk mbikëqyrje nga e autoritet, madje as sportistët mbi varka nuk ishin të pajisur me lekë shpëtimi apo masa të tjera në rast emergjence. Garat me varka dragua, të ngjashme me kanotazhin, janë shumë popullore në kinë dhe zhvillohen në të gjithë vendin dhe incidente të ngjashme thuajse nuk ndodhin kurrë.

Top Channel